PAS dorëheqjes së presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, të enjten, edhe Gianluigi Buffon ka bërë të njëjtën gjë.
Ish-portieri i shkëlqyer i kombëtares italiane ka punuar si kreu i delegacionit që nga viti 2023. Ai i tha lamtumirën në një postim në rrjetet sociale.
“Dorëheqja një minutë pas përfundimit të ndeshjes me Bosnjën ishte reagimi im instiktiv. Ndjeva thellë brenda meje se duhej ta bëja. Spontane si lotët dhe dhembja e zemrës. Më thanë të mendoja dhe të prisja pak para se të bëja njoftimin. Tani që Presidenti Gravina ka dhënë dorëheqjen, ndiej se duhet të veproj edhe unë me përgjegjësi, edhe pse mendoj se kam ndërtuar shumë në një kohë të shkurtër.”
“Na duhet një vizion afatmesëm dhe afatgjatë dhe besoj se Federata do të ndryshojë në këtë kuptim. Jam mirënjohës dhe i privilegjuar që kam këtë rol, edhe në një fund kaq të dhimbshëm”, shkroi Buffon.
/GazetaBlic Sport


