Alexander Isak do të rifillojë stërvitjen me shokët e tij të skuadrës te Liverpooli, ka konfirmuar trajneri Arne Slott.
Rikthimi i lojtarit të kombëtares suedeze nga trajtimi për një thyerje të kyçit të këmbës dhe fibulës vjen në një kohë kur klubi anglez lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesit iu desh një ndërhyrje kirurgjikale për të riparuar dëmtimet e pësuara gjatë një ndeshjeje kundër Tottenhamit më 20 dhjetor, tranmseton GazetaBlic Sport.
“Rikthimi i tij në ekip është diçka jashtëzakonisht pozitive. Do të jetë mjaft i dobishëm për ne”, tha trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.
/GazetaBlic Sport/


