Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

04/02/2026 07:21
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 2 prill 2026

09:00

Mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës N-302)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave, Prishtinë)

10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 365-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë)

11:00
Mbahet debati me temën “Pas 100 ditësh – a kanë sjellë pushtetet e reja komunale ndryshime reale apo janë vetëm vazhdimësi e politikës së vjetër?” (Qendra Mediale, Çagllavicë)

14:00

ETEA mban dialogun socio-kulturor “Ndërmjet kurrikulës dhe librit shkollor: kush e udhëheq mësimin?”, i cili organizohet në kuadër të programit të Qendrës “Libart”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. (Qendra “Libart”, brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, lagjja Dardania, Prishtinë))

14:20
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoni përurimi të punimeve në dy ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Obliqit, në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale. Marrin pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Elbert Krasniqi, MAPL, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, BE në Kosovë Hubert Perr. (Plemetin)

15:30
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoni përurimi të punimeve në dy ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Gllogocit/Drenasit, në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale. Marrin pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, BE në Kosovë Hubert Perr dhe Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit. (Rruga Fatmir Isufi 39, Drenas)