Lajme

Azemi ngre alarmin: Na thanë ta përdorim rrymën natën, por faturat dolën më të shtrenjta

04/01/2026 22:00
nga:Y I

Visar Azemi nga LDK-ja në ”Click” ka folur për përdorimin e energjisë elektrike dhe reagimet e qytetarëve lidhur me udhëzimet e qeverisë.

“Pretendimet e mia janë që i kam identifikuar. Në familjet tona sigurohemi që pajisjet shtëpiake të përdoren kur energjia është më e lirë, pasi çmimi është për gjysmë më i ulët. Ka pasur një kampanjë që të shfrytëzohet energjia gjatë natës, por qytetarët janë keqkuptuar. Reagova te KEDS-i sepse po ndodh diçka e gabuar,” tha Azemi.

Ai ka theksuar se veprimet e tij kanë qenë në përputhje me udhëzimet qeveritare dhe se qytetarët janë të keqinformuar në lidhje me mënyrën e shfrytëzimit të energjisë elektrike.