Sporti

Vedat Muriqi i reagon ashpër tifozit kosovar: Të dënoftë Zoti, kam dhënë gjithçka për kombëtaren, jam më patriot se ti

04/01/2026 15:47
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka reaguar ashpër ndaj një komenti kritik nga një tifoz në rrjetet sociale, duke mbrojtur përkushtimin e tij ndaj Kombëtares.

Në një postim publik, Muriqi shpreh zhgënjimin e tij ndaj akuzave se ai nuk jep maksimumin për Kosovën, duke theksuar se ndonëse flet turqisht ndihet thellësisht i lidhur me vendin dhe përfaqësimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Muriqi shton se kritikat e tilla janë mungesë respekti për sakrificat që ai dhe bashkëlojtarët bëjnë për fanellën e Kosovës, duke përmendur edhe dhimbjen dhe përkushtimin fizik që ka dhënë në ndeshjet e fundit.

Në fund, reagimi i tij përfundon me tone të ashpra ndaj komentuesit, duke treguar qartë frustrimin pas kritikave të vazhdueshme nga një pjesë e tifozëve.

Ja komenti i tij i plotë:

/GazetaBlic Sport/