Kosova u mposht sot 0-1 nga Turqia në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të humbur shanset për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Turqia fitoi me rezultatin minimal, duke u rikthyer në Botëror pas 24 vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Muriqi u shpreh tejet i dëshpëruar pas kësaj humbje.
“Nuk e deshti fati, lojtarët e ri kanë shumë përparësi, Kosova në një kohë të shkurtër do të arrijë një kompeticion të madh”, tha ndër të tjerash i mërzitur, Vedat Muriqi në RTK.
/GazetaBlic Sport


