Lajme

Skënderaj: Zbulohet armë pa leje gjatë kontrollit policor

03/31/2026 09:34
nga:G B

Një person është kapur me armë në fshatin Prekaz i Ulët në komunën e Skënderajt.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:15, kur gjatë një kontrolli në trupin e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.