Lajme

Parashikimi i motit për nesër

03/30/2026 22:32
nga:Genita C

Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje shiu në gjithë territorin e vendit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas IHMK’së, nesër pritet të jetë vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1–3°C, ndërsa ato maksimale nga 6–9°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.