Ismet Kryeziu ka reaguar pas vendimeve të fundit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, duke ironizuar se “Kushtetuesja sot qenka zgjuar në krahë të djathtë”, raporton GazetaBlic.
Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit.
Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallet e papranueshme.
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e konsideron të papranueshme


