Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallet e papranueshme, raporton GazetaBlic.
Në aktvendimin e 30 marsit 2026, Gjykata gjithashtu ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe ka urdhëruar publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.


