Lajme

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Bën thirrje për mbrojtjen e së vërtetës së Luftës Çlirimtare

03/29/2026 16:07
nga:Genita C

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar protestën si reagim ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare, duke ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe qytetarët që të marrin pjesë më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.

Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri.