Lajme

Hajdari: Kushtetuesja ka dashur të ruajë institucionin e Presidencës, por Osmani ka shkelë Kushtetutën

03/26/2026 22:00
nga:G B

Komentatorja politike Fatime Hajdari në emisionin “Politiko” ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka thënë se Kushtetuesja ka dashur ta ruajë institucionin e Presidencës, por Osmani e ka shkelë Kushtetutën.

“Përshkak të pozitës politike Gjykata ka dashur të ruajë institucionin e Presidencës, në momentin që dekreti nuk prodhon fakt juridik përbën shkelje Kushtetuese nga presidentja Osmani”, tha ajo në Kanal10.