Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese konstaton se të dyja qëndrimet janë juridikisht të bazuara: si detyrimi që zgjedhja e Presidentit të realizohet 30 ditë para përfundimit të mandatit, ashtu edhe kërkesa që procedura përkatëse të fillojë 60 ditë më herët.
“Megjithatë, çështja thelbësore lidhet me garantimin e afatit të plotë 60-ditor për Kuvendin. Duke qenë se Kuvendi është konstituar me vonesë, më 11 shkurt, konsiderohet se procedura ka nisur në këtë datë, çka nënkupton se në dispozicion mbeten edhe 34 ditë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese mbi afatet për zgjedhjen e Presidentit dhe efektet juridike të dekretit
Në thelb, Gjykata Kushtetuese konstaton se të dyja qëndrimet janë juridikisht të bazuara: si detyrimi që zgjedhja e Presidentit të realizohet 30 ditë para përfundimit të mandatit, ashtu edhe kërkesa që procedura përkatëse të fillojë 60 ditë më herët.
Megjithatë, çështja thelbësore lidhet me garantimin e afatit të plotë 60-ditor për Kuvendin. Duke qenë se Kuvendi është konstituar me vonesë, më 11 shkurt, konsiderohet se procedura ka nisur në këtë datë, çka nënkupton se në dispozicion mbeten edhe 34 ditë.
Nëse pas kësaj periudhe LVV nuk arrin të gjejë një emër kompromisi me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat mbahen pas 45 ditësh.
Sa i përket rolit të Presidentes, Gjykata nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka vlerësuar se dekreti i saj nuk prodhon pasoja juridike.


