Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të zgjidhet brenda Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Për president nuk ka zgjidhje në Kuvendin e Kosovës, as nuk duhet me pas zgjidhje. Unë mendoj se duhet me pas zgjedhje”, ka thënë Muhaxheri.
Duke folur për, punën e Vjosa Osmanit, Muhaxheri shtoi se ”Vjosa Osmani po e kopjon fushaten e Hashim Thaçit”.


