Lajme

“Osmani ka intensifikuar aktivitetet e saj nëpër komuna – po përgatitet për një angazhim të ri politik”

03/24/2026 23:00
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizita në komunat e Kosovës, ku po takohet me qytetarë.

Kjo u cilësua si një lloj fushate, në prag të përfundimit të mandatit të presidentes.

Megjithatë, ajo sot gjatë vizitës në Mitrovicë tha se janë vetëm falënderime për qytetarët dhe jo fushatë.

Ndërsa, lidhur me këto takime, analistja Shqipe Pantina, thotë për Gazeta Blic se aktivitetet e Osmanit janë intensifikuar nëpër komuna dhe kjo sipas saj duket përgatitje për një angazhim të ri politik, pas përfundimit të mandatit.

“Është e vërtetë se Presidentja Osmani ka intensifikuar aktivitetet e saj nëpër komuna, duke takuar qytetarë. Duke qenë se gjasat për një mandat të dytë tashmë duken të shuar, kjo lë të kuptohet se ajo po përgatitet për një angazhim të ri politik. Është e vështirë të pritet që ajo të tërhiqet nga jeta publike pas përfundimit të mandatit”, ka deklaruar Pantina./Gazeta Blic/

“Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK mendësi e gabuar – LDK ka mjaft kuadro e liderë”