Analisti politik, Avni Arifi, ka folur për mundësinë e kthimit të Vjosa Osmanit në LDK, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente.
Një gjë e tillë nuk është mohuar se mund të ndodhë, as nga Osmani e as nga LDK.
Megjithatë, sipas Arifit, Osmani e ka shkatërruar LDK-në dhe nuk do të duhej të mendohej kthimi i saj në këtë parti, pasi LDK ka mjaft liderë.
“Kjo varet krejt nga LDK-ja, por po më duket absurde qysh LDK-ja ta pranojë dikë që e ka shkatërruar, që e ka sjellë në 12 për qind, me veprimet e saj shkatërruese, d.m.th. LDK ka investuar në të, e ka pasur të parën, kandidate për kryeministër, e ka bërë kryetare të Kuvendit dhe për një moment të caktuar bashkohet me Kurtin dhe i bën dëme LDK-së të pariparueshme deri tani dhe tash ka njerëz në LDK që thonë se është mirë ta kthejnë Vjosën, është temë e tyre, ju uroj sukses”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se LDK mund të mendojë se mund të rritet në përqindje me kthimin e Osmanit, por që sipas tij kjo është mendësi e gabuar dhe do t’i kushtonte kësaj partie.
“Nëse kthehet, LDK mund të mendojë se mund të rritet, por unë mendoj se LDK ka mjaft kuadro, ka mjaft liderë, figura nacionale të fuqishme që mund t’i japin Kosovës shumë më shumë, kjo parti ka pasur kuadro gjithmonë që kanë ditur ta mbajnë LDK-së në nivelet më të larta të shtetit. Nuk ka mbetur LDK në Vjosa Osmanin. Kjo mendësi se Vjosa Osmanin e zgjidh problemin është mendësi e gabuar e LDK-së dhe e kushtueshme për LDK-në në afatshkurtër”, ka deklaruar Avni Arifi./Gazeta Blic/


