Sporti

Lobotka: E rëndësishme është të fitojmë të enjten ndaj Kosovës, duhet të jemi të bashkuar!

03/24/2026 08:19
nga:L J

Stanislav Lobotka ka folur në lidhje me ndeshjen ndaj Kosovës, që ekipi i tij kombëtar, Sllovakia, do ta zhvillojë të enjten nga ora 20:45.

Sllovakia e mirëpret Kosovën në Sllovaki me fillim nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së “Play Off” për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori i Napolit thotë se kjo ndeshje do jetë mjaft e rëndësishme dhe qëllimi i tyre është fitorja.

“Për mua, është e rëndësishme që të fitojmë të enjten dhe besoj se një rezultat i mirë do të shkëlqejë edhe në rezultatin tonë”, tha fillimisht Lobotka për mediumet sllovake.

“Është e rëndësishme që t’i menaxhojmë këto rezultate së bashku si ekip”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport