Sporti

Skandal në Kroaci | “Bad Blue Boys” rrahin kryetarin e Torcida Zagreb, ia marrin telefonin, ku më pas zbulohen biseda me tifozë serb!

03/23/2026 13:40
nga:L J

Një skandal ka shpërthyer në tifoskenën e Kroacisë ditëve të fundit.

Tifogrupi i Dinamo Zagrebit, ‘Bad Blue’ Boys ka akuzuar ‘Torcidën’ e Hajduk Splitit për bashkëpunim me tifozët serb të Partizanit të Beogradit, Grobarin.

Sipas faqes, Hooligans.cz (që merret ekskluzivisht veç me tifozë), Bad Blue Boys u përleshën me udhëheqësin e Torcida Zagreb, nëngrupit të “Torcidës” dhe se në celularin e tij u gjetën mesazhe me një nga udhëheqësit e Grobar.

Në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Lokomotiva Zagreb, ‘Bad Blue Boys’ dërguan një mesazh për ‘Torcidën’.

Para pak kohësh, pati një përleshje midis ‘Torcidës’ dhe ‘Delije’ pranë Tuzlës, dhe Torcida akuzoi Delijen për bashkëpunim me policinë. Torcida thumboi Delijen me pankartën “Kush po këndon atje?”, dhe Bad Blue Boys iu përgjigjën me mesazhin: “Torcida Belgrade” e modeluar sipas pankartës “Torcida Zagreb”. Së bashku me pankartën, ata shfaqën mesazhet “Kush po këndon këtu?” dhe “Torcida me të tjerë”.

Sipas Hoolingans.cz, Bad Blue Boys u përleshën me kreun e Torcida Zagreb dhe se në celularin e tij u gjetën mesazhe me një nga drejtuesit e Grobar, grupit të tifozëve të Partizanit të Beogradit. Mesazhet e publikuara në rrjetet sociale përmendin Delijen e disa nënrupe të BBB.

/GazetaBlic Sport