Lajme

E rëndë: Vëllai vret vëllanë në Klinë

03/21/2026 17:38
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një konflikt mes dy vëllezërve që përfundoi tragjikisht.

“Pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua fillimisht në emergjencën e Klinë, e më pas u transferua në Pejë për trajtim të mëtejshëm. Pak para se të nisej drejt Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), viktima fatkeqësisht ndërroi jetë”, deklaroi Gashi për “Gazeta Blic”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe prokurorisë, të cilat po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një të plagosur