Lajme

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

03/19/2026 23:39
nga:Genita C

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, raporton GazetaBlic.

Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, duke u bërë thirrje për bashkim në frymën e festës.

Ai ka uruar që agjërimi të jetë pranuar dhe ka përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe begati për të gjithë qytetarët në këtë festë të Fitër Bajrami.