Gazetari spanjoll, Matteo Moretto dha një përditësim mbi situatën e kontratës së Antonio Antonio Rudiger me Real Madridin.
Ndërsa rinovimi nuk është finalizuar ende, Moretto tregoi se mbrojtësi pritet të qëndrojë në klub.
Ai tha: “Çështja e Rudiger nuk ka mbaruar; palët ende po flasin. Ka dyshime për gjurin dhe gjendjen e tij fizike. Real Madridi është në diskutime me përfaqësuesit e tij. Tani për tani, do të thoja se ai do të qëndrojë.”
“Real Madridi dëshiron Schlotterbeck, por Dortmundi po shtyn që ai të rinovojë kontratën e tij. Konate nga Liverpooli është një tjetër mundësi; Real Madridi është në bisedime me përfaqësuesit e tij”, shpjegoi ai.
/GazetaBlic Sport/


