Mesfushori Leon Avdullahu nuk do të jetë në gjendje të luajë për Kombëtaren e Kosovës ndaj Sllovakisë.
Lajmin e ka dhënë trajneri i tij tek skuadra e Hoffenheim, duke konfimuar se futbollisti është lënduar në stërvitje, shkruan GazetaBlic Sport.
“Fatkeqësisht, Leoni e ka lënduar vetën këtë javë. Ai ka marrë një lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë”, ka konfirmuar trajneri i tij.
/GazetaBlic Sport/


