Ngjarjet e ditës: 19 mars 2026
10:00
Mbahet ceremonia e përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha. (Fshati Gojbulë, te hyrja e zgjerimit të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës)
10:00
Mbahet takimi i 290-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)
11:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)


