Lajme

“Kabineti qeveritar i Kurtit, më i madh se i Indisë, Kinës e Pakistanit”/ Tahiri kritika për qeverinë: Ministri fiktive, akomodim të partisë në pushtet

03/18/2026 10:56
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për numrin e madh të ministrive, raporton Gazeta Blic.

Ai në një konferencë për media, ka shpalosur analizën për numrin e madh të ministrive, teksa thotë se ato janë fiktive dhe se janë krijuar për të akomoduar njerëzit e partisë në pushtet.

“Kabineti qeveritar i Kurtit, më i madh se i Indisë, Kinës e Pakistanit”, tha ai./Gazeta Blic/