Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

03/18/2026 07:20
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 18 mars 2026

09:00

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Merr pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani dhe Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos. (Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë)

09:30
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:30
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës)

11:00
Përurohet sistemi për grumbullimin e ujit të shiut në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku”. (Komoran)

11:00
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës përuron librin “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”, të autorit Arsim Bajrami. (AShAK, Prishtinë)

11:00
Shoqata “Roja e Kohës” shpërndan pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit. (Oborri i ETC-së, Podujevë)

14:00
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë nënshkruan marrëveshjet me ndërmarrjet përfituese nga “Skema e Granteve për Industrinë Kreative”. Merr pjesë ministrja Mimoza Kusari-Lila, ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Eric Dietz dhe përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë)

14:00
Hapen zyrtarisht punimet për projektin “Shtëpia-Shkollë Muze e Herticëve”. Merr pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi. (Shtëpia-Shkollë e familjes Hertica, Prishtinë)

14:00
Varroset Rasim Binakaj, i cili u vra të hënën në Gjakovë. (Fshati Devë, Gjakovë)