Sporti

Ferizaj thellon krizën e Prishtinës, Drenica fiton me spektakël ndaj Malishevës

03/17/2026 15:01
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.

Ferizaj ka siguruar një fitore të madhe, duke triumfuar ndaj Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 0, me skuadrën e Nevil Dedës që e thellon krizën e Prishtinës së Afrim Tovërlanit.

Në takimin tjetër, Drenica ka arritur poashtu një fitore shumë me vlerë ndaj Malishevës, duke shkëlqyer me shifrat 4 me 2.

/GazetaBlic Sport/