Sporti

Arbeloa për Mbappen: Është qesharake të thuash se jemi më mirë pa lojtarin më të mirë në botë!

03/16/2026 21:18
nga:L J

Duke folur në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen kundër Manchester City, Alvaro Arbeloa mbetet i rezervuar nëse Kylian Mbappe do të luajë ndeshjen e madhe.

“Kylian Mbappé është gati të luajë. Do ta shihni nesër nëse do të luajë,” tha Arbeloa.

“Mbappe është një lojtar tepër inteligjent. Për mua, kjo është cilësia e tij më e mirë, përveç të gjitha cilësive të tjera të mahnitshme që ka. Ai ka lëvizje shumë të zgjuara,” shton Arbeloa.

“Njerëzit thonë se jemi më mirë pa Mbappe? Është qesharake të thuash se jemi më mirë pa lojtarin më të mirë në botë.

“Por kjo flet mrekulli për skuadrën, si luftuan në mungesë të tij, që disa njerëz mund të thonë se jemi edhe më të mirë,” shton Arbeloa.

Skuadra e Arbeloas ka një epërsi prej tre golash nga ndeshja e parë kundër Man City.

/GazetaBlic Sport