Neymar nuk është grumbulluar nga kombëtarja e Brazilit për miqësoret e marsit.
Trajneri Carlo Ancelotti zgjodhi të mos e përfshijë sulmuesin 34-vjeçar të Santos për miqësoret kundër Francës (26 mars, Boston) dhe Kroacisë (31 mars, Orlando) – ndeshje kyçe përgatitore për turneun.
Neymar, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit, nuk është paraqitur për Selecao që nga tetori 2023 për shkak të dëmtimeve të rënda të gjurit (ACL dhe meniscus).
Mbetet për t’u parë nëse Neymar do të jetë pjesë e skuadrës përfundimtare të Brazilit për Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


