Sporti

Zyrtare: Reece James mungon në ndeshjen e kthimit ndaj PSG’së

03/16/2026 18:12
nga:L J

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka sugjeruar se Reece James pritet të kalojë një periudhë tjetër jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

‘Blutë’ aktualisht po përgatiten për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain në Stamford Bridge të martën në mbrëmje.

Duke qenë 5-2 në disavantazh pas ndeshjes së parë në Francë, Chelsea do të duhet të tregojë një nga performancat më të mira në historinë e turneut për të eliminuar kampionët në fuqi.

Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Rosenior zbuloi se kapiteni i klubit James nuk do jetë gati.

“Reece James ka ndjerë diçka në kofshën e pasme në fund të ndeshjes kundër Newcastle. Ai nuk luan nesër”, tha trajneri.

/GazetaBlic Sport