Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka përshkruar ndeshjen e ardhshme kundër West Hamit si jashtëzakonisht të rëndësishme në betejën për titullin e Premier Ligës.
Edhe pse ende ka një ndeshje të drejtpërdrejtë mes Cityt dhe liderit Arsenal më 19 prill në Etihad para përfundimit të sezonit, specialisti spanjoll pranoi se ndeshja e nesërme mund të jetë vendimtare.
“Premier League është liga më e vështirë për t’u fituar. Ne jemi ende në lojë, por jemi të vetëdijshëm se nëse nuk fitojmë tani, mund të ketë mbaruar gjithçka”, tha Guardiola.
Gazetarët e pyetën Guardiolën edhe për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit pas humbjes 0:3 në ndeshjen e parë, por trajneri i Manchester Cityt nuk deshi të komentonte në detaje për këtë temë.
/GazetaBlic Sport/


