Një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës në minierën e bakrit në zonën e Spaç.
Policia tha se më datë 12.03.2026, rreth orës 23:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Rrëshenit, shtetasi E. Gj., 49 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë punës në minierën e Spaçit.
49-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.


