Sporti

Liga e Kampionëve: Zbulohet formacioni më i mirë i javës

03/12/2026 17:07
nga:Mergim Rreci

Java e fundit në UEFA Champions League solli ndeshje spektakolare dhe paraqitje të jashtëzakonshme nga disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit europian.

Këta janë lojtarët që shkëlqyen më shumë dhe fituan vendin në formacionin e javës, transmeton GazetaBlic Sport.

Në portë, Thibaut Courtois ishte vendimtar me pritjet e tij të rëndësishme, duke mbajtur ekipin në lojë në momentet më të vështira, poashtu dha një asistim fantastik tek goli i parë i Valverdes.

Në mbrojtje, Jakobs, Robert Andrich, Robin Le Normand dhe Josip Stanisic treguan siguri, forcë fizike dhe organizim të shkëlqyer.

Mesfusha u dominua nga energjia dhe kreativiteti i Fredrik Aursnes Brunstad Fet, Mario Lemina dhe Federico Valverde, i cili ishte thjesht i jashtëzakonshëm me tre gola ndaj Manchester City.

Në sulm, Khvicha Kvaratskhelia, Julian Alvarez dhe Michael Olise ishin protagonistët kryesorë, duke realizuar gola për skuadrat e tyre.

/GazetaBlic Sport/