Sporti

Zyrtari i Drenicës e kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes: Nëse nuk fitojmë, nuk do të dalësh i gjallë nga Skenderaji

03/12/2026 16:49
nga:Mergim Rreci

Një incident është raportuar në ndeshjen mes Drenicës dhe Dukagjinit, e cila përfundoi me rezultatin 2:2.

Sipas raportit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, zyrtari i FC Drenica, Granit Koci, ka kërcënuar gjyqtarin kryesor Lirim Jashari gjatë pushimit mes pjesëve.

Raportohet se Koci, në shoqëri të disa personave të tjerë, ka ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin duke i thënë se:
“Nëse nuk e fiton Drenica këtë takim, nuk do të dalësh i gjallë nga Skenderaji.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe pritet që organet disiplinore të FFK-së të marrin masa për këtë incident serioz.

Kujtojmë që tek Drenica ishin shumë të pakënaqur me referimin, duke kërkuar në disa raste sqarime nga gjyqtari Jashari.

/GazetaBlic Sport/