Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ndau përshtypjet e tij për humbjen 5:2 jashtë fushe kundër PSG-së në raundin e parë “Play Offit” midis dy ekipeve në Ligën e Kampionëve.
“Nuk reaguam siç duhet kur ishim disavantazh. Me 3-2 ishim në lojë. Pastaj Kvaratskhelia shënoi një gol për ne me një gjuajtje të pabesueshme. Ishim në prag të 3:3, por nuk e përballuam situatën me maturi. Nuk ruajtëm qetësinë. PSG shmangu presionin tonë dhe arriti në golin e pestë. Do të jetë shumë e vështirë të bëjmë një kthesë në ndeshjen e dytë, por nuk është e pamundur”, tha Rosenior pas ndeshjes në Parc des Princes.
Ai mori përgjegjësinë për humbjen: “Pavarësisht se çfarë plani ke, në një moment të caktuar në mënyrë të pashmangshme merr rreziqe. Ndonjëherë një krosim i thjeshtë mund të të çojë në një gol. Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi.”
“Gabimet çojnë në humbjen e vetëbesimit, por ne jemi një ekip i mirë. Nuk e fajësojmë veten dhe nuk do t’i përsërisim të njëjtat gabime”, përfundoi trajneri.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në ‘Stamford Bridge’.
/GazetaBlic Sport


