Mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, foli për shokun e tij të skuadrës Federico Valverde për hat-trickun e tij të jashtëzakonshëm në fitoren 3-0 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të “Play Offit” të Ligës së Kampionëve.
“Po më mbarojnë fjalët për të si lojtar. Edhe si lojtar i Liverpoolit, e admiroja. Ai është padyshim futbollisti më i nënvlerësuar në planet”, tha ndërkombëtari anglez.
“Kur luan me të, e kupton sa shumë i jep ekipit. Ai mbulon çdo cep të fushës, jep gjithçka.”
“Si lojtar, atributi më i mirë që mund të kesh është se shokët e skuadrës gjithmonë mund të mbështeten tek ty dhe ai nuk të zhgënjen kurrë.
“Është absolutisht e pabesueshme. Ndoshta njerëzit mund të fillojnë të flasin për këtë tani, por për shumë vite ai ka qenë në atë grupin më të lartë të mesfushorëve”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


