Puna e një gazetari mund të jetë sfiduese.
Maja Strzelczyk e përjetoi një ‘goditje’ të pazakontë në kokë të mërkurën në mbrëmje në Bernabeu.
Gazetarja e TVP Sport u godit me top në kokë nga lojtari i Manchester City, Ryan Cherki. Dhe e gjithë ngjarja u regjistrua drejtpërdrejt gjatë një lidhje direkte me studion në Varshavë.
Për fat të mirë, Strzelczyk nuk u lëndua. Ajo e pranoi “goditjen” e papritur me një buzëqeshje.
“Po, u godita në kokë. Topi po më kërkon mua dhe Ryan Cherki duhet të punojë në teknikën e tij”, shkroi ajo më vonë në Instagram, duke bashkëngjitur një video të incidentit.
/GazetaBlic Sport
This is why Cherki was on the bench todaypic.twitter.com/4uzcEktJki
— Troll Football Media (@TrollFootball2) March 11, 2026


