Kombëtarja e Meksikës pësoi një goditje të rëndë vetëm tre muaj para fillimit të Kupës së Botës në Amerikën e Veriut.
Portieri titullar Luis Angel Malagon pësoi një dëmtim të rëndë pasi këputi tendinin e Akilit.
Ky zhvillim e ka nxjerrë përsëri në plan të parë veteranin 40-vjeçar Guillermo Ochoa si një opsion për portierin titullar në Kupën e Botës në shtëpi.
Ochoa mund të luajë për herë të gjashtë historike në Kupën e Botës dhe gjithmonë jep performanca të forta për Meksikën.
Ai ka qenë titullar i rregullt për AEL Limassol këtë sezon, duke regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol.
/GazetaBlic Sport


