Sporti

Leo Messi kërkon historinë dhe golin e 900-të në karrierë

03/11/2026 17:23
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi është vetëm një gol larg arritjes së golit të 900-të në karrierën e tij profesionale.

Kjo statistikë vjen para ndeshjes së Inter Miamit në raundin e 16-të të Kupës së Kampionëve CONCACAF kundër Nashville, e cila do të luhet sonte.

Argjentinasi hyn në ndeshje me shumë vetëbesim pasi shënoi golin e tij të 899-të me kundër D.C. United.

Ja statistikat e tij tek të gjitha skuadrat:

Barcelona: 672 gola

Kombëtarja e Argjentinës: 115 gola

Inter Miami: 80 gola

Paris Saint-Germain: 32 gola

/GazetaBlic Sport/