Lajme

Fotografia e Presidentit Thaçi në bodrum të MPJ-së, Musliu: Këta horra të tërbuar kanë ardhur të luftojnë simbolin, historinë dhe dinjitetin e këtij shteti

03/11/2026 15:11
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për fotografinë e Presidentit Thaçi në bodrum të MPJ-së, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se nuk është befasuar, pasi ka kujtuar se “në Ministrinë e Drejtësisë kemi parë emblemën e UÇK-së në ËC, ndërsa kemi parë edhe aktivistë të VV-së duke hedhur flamurin e Kosovës në guaskën e tualetit”.

“Këta horra të tërbuar nuk kanë ardhur të luftojnë korrupsionin apo padrejtësinë, kanë ardhur të luftojnë simbolin, historinë dhe dinjitetin e këtij shteti”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Nuk më befasoi fotografia e Presidentit Thaçi në bodrum të MPJ-së. Kemi parë edhe më keq.

Në Ministrinë e Drejtësisë kemi parë emblemën e UÇK-së në ËC, ndërsa kemi parë edhe aktivistë të VV-së duke hedhur flamurin e Kosovës në guaskën e tualetit.

Kur njerëz të tillë marrin institucione në dorë, çdo gjë kombëtare e shtetërore i irriton. Sepse për ta shteti nuk është vlerë, është pengesë.

Këta horra të tërbuar nuk kanë ardhur të luftojnë korrupsionin apo padrejtësinë, kanë ardhur të luftojnë simbolin, historinë dhe dinjitetin e këtij shteti.