Lajme

Plagosja në Skenderaj, viktima dhe dorasi janë kushërinj

03/10/2026 07:38
nga:Y I

Mbrëmjen e së hënës një 44-vjeçar mbeti i plagosur në një kafiteri të Skenderajt.

Derisa mbrëmë për Klankosova u konfirmua se gjendja e tij është stabile, sot, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka ndarë detaje të reja lidhur me rastin.

“Çka kam arritur të mësoj jashtë asaj që dimë është se që të dy [viktima dhe dorasi] vinë nga fshati Kopiliq i Skenderajt dhe njëri prej tyre banon në Mitrovicë, e që të dy kanë mbiemrin Shala dhe janë kushërinj mes vete”, u shpreh Boshnjaku.

Pos tjerash, gazetari bëri të ditur se viktima është minator në “Trepçë”, ndërsa i dyshuari punon si zyrtar korrektues në burgun e Dubravës.