Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rolin e mësimdhënësve në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar ndër vite.
Haradinaj ka përmendur edhe rëndësinë historike të Mësonjëtorja e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, për të cilën tha se nuk ishte vetëm një shkollë, por edhe një betejë dhe fitore për të ardhmen e arsimit shqip.
“Mësuesit edhe sot mbeten të shenjtë ndër ne. Për këtë arsye, si shtet dhe si shoqëri duhet t’i trajtojmë me respektin dhe dinjitetin që meritojnë, jo vetëm në një ditë simbolike, por në çdo ditë të punës dhe të jetës së tyre.Mirënjohje e përhershme për gjithë mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre!Gëzuar 7 Marsin” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


