Sporti

Përfundon pjesa e parë| Malisheva në avantazh ndaj Llapit

03/05/2026 13:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Rezultati në ndeshjen mes Llapit dhe Malishevës është 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Mevlan Zeka e realizoi golin e vetëm në minutën e 4-të, pas një aksioni të bukur nga ana e djathtë.

Skuadra mysafire e realizoi edhe një gol tjetër në fund të pjesës së parë, por u anulua për pozitë jashtëloje.

/GazetaBlic Sport/