Lajme

FSK-ja rreshton kuadratet, numër i madh qytetarësh prezent

03/05/2026 12:39
nga:Y I

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të nisë së shpejti ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të saj në Kazermën Kazermën “Adem Jashari” në Prishtina.

Shumë qytetarë kanë ardhur për ta ndjekur nga afër këtë ceremoni dhe po presin me padurim programin që do të paraqitet nga FSK-ja.

Në këtë aktivitet pritet të mbajnë fjalë edhe krerët e shtetit.

Në ceremoni janë të pranishëm kryetarë komunash, përfaqësues diplomatikë, ministra dhe deputetë.

Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë edhe familjet e dëshmorëve, përfshirë familjen e Adem Jashari.