Ngjarjet e ditës: 05 mars 2026
08:00 – 10:00
Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
08:00 – Orë ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjërata do të mbahet edhe nga Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së (Shkolla e Mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë)
10:00 – Seancë përkujtimore. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)
09:30-16:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahet gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.
08:00 – 14:30
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:
08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së. (Shkollat Fillore dhe të Mesme në gjithë Kosovën)
09:00 – Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00 – Zhvillohen seanca solemne në Kuvendet Komunale. (Kuvendet Komunale në Komunat e Kosovës)
12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)
14:30 – Mbahet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra. (“Adem Jashari” në Skenderaj)
10:00
Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave)
10:00
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” mban aksion simbolik. (Nga Objekti Reporting House në sheshin Skënderbeu)
11:00 – 12:00
Aktivitetet e Komunës së Vushtrrisë në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)
11:00 Seancë solemne. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)
12:00 Akademi solemne, 7 marsi – Dita e Mësuesit. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)
12:00
Zhvillohet ceremonia e hapjes zyrtare të “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, Prizren)
12:00
Mbledhja e 363-të, e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve në KGJK, Prishtinë)


