Publicisti Milazim Krasniqi vlerëson se Kosova nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja pa arritur marrëveshje për presidentin, duke paralajmëruar se kjo mund të rrisë rrezikun për sigurinë, për shkak të tensioneve globale dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, raporton GazetaBlic.
“Bota gjendet para rrezikut të luftës shkatërrimtare. Së paku shtatë shtete janë në flakë në Lindjen e Mesme. (Ngritja e çmimit të naftës, bllokimi në aeroporte, lufta hibride, tashmë janë dukë ndodhë.) Në këto rrethana, Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, kot së koti. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin, shtohet rreziku për sigurinë. Armiku ynë mezi pret të provokojë trazira e dhunë”, shkruan ndër të tjera ai.


