Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se partia që ka shumicën në Parlamentin e Kosovës e ka detyrim kushtetues të arrijë konsensus për emrin e Presidentit para se të shkohet në votim, raporton GazetaBlic.
Ai ka akuzuar shumicën parlamentare për shkelje të shpeshta të Kushtetutës, duke theksuar se, sipas tij, ajo nuk mund të mbajë ligjërime për rendin kushtetues.
Behrami ka shtuar se veprimet e së kaluarës, përfshirë dhunën politike dhe përdorimin e gazit lotsjellës, e diskreditojnë moralin e tyre për të folur mbi respektimin e ligjit
Postimi i plotë:
Para se me shku me votu, partia që ka shumicën në Parlamentin e Kosovës e ka detyrim kushtetues me arrit konsensus për emrin e Presidentit të Kosovës.
Një parti që ka shkelur më shpesh Kushtetutën sesa derën e Shtëpisë së Bardhë nuk mund të mbajë ligjërime për rendin kushtetues!
Ata mund të na ligjërojnë vetëm për përmbysje të rendit kushtetues, për dhunën politike, hedhjen e gazit lotsjellës!


