Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, po del si një objektiv kryesor për Real Madridin, të cilët e shohin argjentinasin si pasardhësin ideal afatgjatë të Luka Modricit.
Reali po përgatitet për një investim të madh veror dhe, ndërsa një qendërmbrojtës i ri është përparësia e tyre, mesfusha mbetet një çështje kyçe për gjigantët spanjollë, duke shkaktuar panik në Anfield, raporton TEAMtalk .
Në Santiago Bernabeu, ata besojnë se klubi ende nuk e ka zëvendësuar lidershipin dhe rëndësinë e kapitenëve si Sergio Ramos, Toni Kroos dhe Luka Modric, të cilët të gjithë janë larguar nga klubi vitet e fundit. Ndërsa interesi për yllin e Manchester Cityt, Rodri, është i njohur, Reali dëshiron më shumë lojtarë të klasit botëror.
Brenda departamentit të transferimeve të Real Madridit ekziston një besim në rritje se Mac Allister është kandidati ideal për të marrë përsipër rolin në mesfushë. Aftësitë e tij teknike, inteligjenca taktike dhe qetësia në fushë po bëjnë që të krahasohen fort me legjendën kroate, Luka Modric.
/GazetaBlic Sport/


