Sporti

Tifozi Granit Neziri: Synojmë një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e futbollit sonte ndaj Atletico Madrid

03/03/2026 12:53
nga:Mergim Rreci

Tifozi i madh i Barcelonës, Granit Neziri, është shprehur optimist para përballjes së sontme në Kupën e Mbretit ndaj Atletico Madrid.

Edhe pse ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin e thellë 4 me 0, ai beson se skuadra katalanase ka forcën dhe cilësinë e duhur për ta përmbysur këtë disavantazh.

Sipas tij, Barcelona ka treguar shpeshherë karakter dhe shpirt gare në momente të vështira, dhe një rikthim i madh sonte nuk do të ishte aspak befasi.

Neziri foli me shumë optimizëm edhe për garën në La Liga, duke theksuar se Barcelona ka përparësi të madhe për ta fituar sërish titullin kampion. Ai vlerëson formën e skuadrës dhe stabilitetin gjatë sezonit si faktorë kyç në garën për trofe, kurse përmendi edhe dy dështimet e fundit të Real Madridit.

Në fund, ai komentoi edhe objektivat në UEFA Champions League, duke theksuar se triumfi në këtë kompeticion mbetet qëllimi kryesor i klubit.

Ja prononcimi i tij për ‘GazetaBlic Sport’:

/GazetaBlic Sport/