Lajme

Një dekadë nga zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të shtetit të Kosovës

02/26/2026 08:54
nga:Genita C

Dhjetë vite më parë, më 26 shkurt 2016, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh President i Kosovës pas një procesi të tensionuar politik.

Ai arriti të sigurojë 71 vota në raundin e tretë të votimit, pasi në dy raundet paraprake nuk kishte arritur të merrte mbështetjen e nevojshme prej dy të tretave të deputetëve.

Zgjedhja e tij u shoqërua me kundërshtime të forta nga partitë opozitare, të cilat në dy raste ndërprenë seancën parlamentare duke hedhur gaz lotsjellës.