Sporti

Martin Odegaard mund të largohet në verë nga Arsenali

02/25/2026 17:29
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e kapitenit të Martin Odegaard te Arsenal është vënë në pikëpyetje, pasi së fundmi janë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Ish-futbollisti dhe analisti sportiv Steve Nicol ka deklaruar se mesfushori norvegjez nuk është më i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit Mikel Arteta.

Sipas tij, konkurrenca e shtuar në repartin ofensiv dhe rënia e formës kanë bërë që roli i Odegaard të mos jetë më aq dominues sa në sezonet e kaluara.

Odegaard iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2021 nga Real Madrid dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga liderët kryesorë të skuadrës londineze, duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

Megjithatë, dëmtimet dhe rotacionet e shpeshta këtë sezon kanë ndikuar në paraqitjet e tij.
Në këtë edicion të Premier League, mesfushori 25-vjeçar nuk ka pasur të njëjtin ndikim si më parë, ndërsa konkurrenca në mesfushë dhe sulm është rritur ndjeshëm.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubi, por nëse situata nuk ndryshon, vera mund të sjellë zhvillime të papritura për kapitenin e Arsenalit.

/GazetaBlic Sport/